18:00 / 28.02.2020
Interesim i jashtëzakonshëm për derbin, ja sa bileta janë shitur
Mbeten edhe pak minuta nga starti i supersfidës Tirana-Partizani.
Interesimi për këtë derbi të kryeqytetit që do të luhet në Air Albania është i jashtëzakonshëm.
Në rrugë zyrtare deri në orën 15:00 të ditës së premte janë shitur 17 mijë e 300 bileta por me siguri kapaciteti i impiantit të ri të kryeqytetit do të jetë i mbushur plot e për plot për këtë duel dhe dueli i fazës së 3-të pritet ta kalojë numërin e 19 mijë e 32 shikuesve që u regjistruan në derbin e fazës së dytë që u luajt po në Air Albania, pasi shitjet e biletave po vazhdojnë me ritme të larta.























