Momenti i futbollit gjerman, Bundesliga super në Evropë!
BKT
Sport

Momenti i futbollit gjerman, Bundesliga super në Evropë!

Futbolli në Gjermani prej vitesh është dominuar më se shumti nga Bayern Munich.

Gjithsesi fuqia e futbollit gjerman po shihet qartazi edhe në dy komepticionet europiane, Champions League dhe Europa League. Bavarezët patën një start të vështirë të kampionatit, teksa tashmë me Flick në krye të stolit çdo problem i përket se shkuarës.

Forma e mirë u pa edhe në Champions, në suksesin e pastër 3-0 në Stamford Bridge ndaj Chelseat.

Një tjetër klub gjerman Leipzig, ia doli të siguronte një fitore minimale ndaj Tottenhamit në Champions. Ndërkohë që ekipi i radhës që arriti të siguronte triumfin ishte Borussia Dortmund, duke mposhtur PSG në Champions. Të tre klubet në Bundesliga gjithashtu janë me njëra-tjetrin në garën për titull.

Në Europa League ishte Bayer Leverkusen që ndoshta edhe pse nuk pritej përballë Portos mundën të siguronin kualifkimin për në raundin tjetër të këtij kompeticioni.

Gjithashtu një tjetër ekip gjerman që siguroi kualifkimin ishte dhe wolfsburg  ndryshe nga vitet e fundit, këtë sezon arena europiane është pushtuar nga futbolli gjerman që po përjeton një moment fantastik, duke lënë pas liga të tjera të rëndësishme siç  janë Premier League, La Liga apo dhe Serie A.