18:58 / 28.02.2020
Berlini e sheh veprimin e Kurtit hap të parë të heqjes së plotë të taksës
Qeveria Federale e kancelares gjermane, Angela Merkel, po e konsideron vendimin e Qeverisë Kurti si hapin e parë drejt heqjes së plotë të taksës 100 % që thonë se është dhe mbetet synim i Berlinit zyrtar.
“Qeveria Federale e sheh këtë si një hap të parë drejt heqjes së plotë të taksës 100 % të vendosur nga Kosova për Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, që duhet të mbetet synimi ynë”, ka thënë ky zëdhënës për Express.
Nga Berlini zyrtar thonë se është shumë e rëndësishme që Qeveria e Kosovës të pajtohet me një qasje të përbashkët.
“Sipas këndvështrimit tonë, është e rëndësishme që qeveria e Kosovës të pajtohet për një qasje të përbashkët”, ka përfunduar zëdhënësi i qeverisë gjermane.























