Qeveria ndanë 400 mijë euro si masë kundër Coronavirus
BKT
Lajme

Qeveria ndanë 400 mijë euro si masë kundër Coronavirus

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë sot mjete financiare në vlerë prej 400 mijë eurove për furnizimin me mjete mbrojtëse për profesionistët shëndetësor dhe mjete të tjera të nevojshme për parapërgatitjen për situatën e mundshme emergjente me epideminë “Coronavirusi” Covid-19.

Kryeministri Kurti ka bërë një njoftim në Facebook për mbledhjen e sotme. 

Postimi i plotë i Kurtit:

Sot u mbajt mbledhja e katërt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. U morën disa vendime të rëndësishme:

- Solidariteti
U votua propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare si mbështetje për Republikën e Shqipërisë, me qëllim të ndihmës në sanimin e dëmëve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në konferencën e donatorëve “Together for Albania” të mbajtur në Bruksel, si ekzekutiv u zotuam që shumës 500 mijë euro të dhuruar në ditën e tërmetit do t’i shtojmë edhe 200 mijë euro të tjera.

- Bordet
Qeveria jonë nuk mund t’i ofroj kushtet më të mira në vendin e punës nëse padrejtësia ndaj punëtorëve mirëmbahet. Prandaj, në mbledhjen e sotme, pas analizave të bëra, vendosëm unanimisht që Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” Sh.A. dhe ai i Mbikëqyrjes së Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça” Sh.A. të shkarkohen. Është detyrë e jona që jo vetëm këto dy ndërmarrje t’i avanacojmë e t’i forcojmë. Nga vizitat që i kemi bërë, nga kapaciteti i fuqisë punëtore që kemi parë, por edhe nga historiku i ndërmarrjeve publike, kemi kuptuar që duhet një menaxhment i ri dhe jopartiak.

- Shëndetësia
Qeveria e vendit tonë po i merr të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e situatave të mundshme emergjente për epidemi, në këtë rast për Coronavirus (COVID-19). Kemi paraparë që në këtë fazë duhet t’i ndajmë 400 mijë euro si mbulim i logjistikës së nevojshme në rast se shfaqet simptoma e këtij gripi të rrezikshëm.

- Drejtësia
U votua themelimi i Grupit të Ekspertëve të Pavarur për draftimin e skenarëve dhe elementeve të reformës së Vetingut në Sistemin e Drejtësisë. Ky grup ka për dëtyrë që deri me datën 30 maj 2020 t’i paraqesë Qeverisë e Ministrisë së Drejtësisë një raport me skenar dhe alternativa për Reformën e Vettingut në Sistemin e Drejtësisë dhe opcionet që duhet ndjekur për realizimin e tij mbështetur në objektivitet, integritet profesional dhe më së shumti në parime që e bëjnë reformën të mbrojtur nga interferimi i kujtdo.

Fundjavë të këndshme.


MË SHUME NGA Lajme