22:55 / 28.02.2020
Marseille rikthehet te fitorja, e nderon Benedetto!
Olympique Marseille rikthehet menjëherë të fitorja në Ligue 1 dhe blindon vendin e 2-të.
Skuadra e Andre Villas-Boas fitoi 2-3 me përmbysje në transfertën ndaj Nimes dhe të gjitha meritat shkojnë për sulmuesin argjentinas Dario Benedetto i cili shënoi 3 gola dhe u ngjit në kuotën e 11 finalizimeve në Ligue 1.
Ky ishte 3-golëshi i parë në kampionat për ish-sulmuesin e Boca Juniors me fanellën e Marseille. Për Nimes hapi serinë e golave Ferhat pas 5 minutash ndërkohë që në shtesë shënoi Deaux për të fiksuar rezultatin përfundimtar të kësaj sfide në 2-3.
Me këtë sukses OM u ngjit në kuotën e 55 pikëve, 10 më pak se kryesuesit e PSG që luajnë të shtunën në Parc des Princes ndaj Dijon.























