Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Rron Kastrati, psikolog , i cili do të na njoftojë për bulizmin.
Ndërsa në një lidhje direkte nga Cyrihu do të paraqiten Burim Hasaj, Kbox Glatthod dhe Ramadan Millaku, trajner, të cilët do të flasin ringun e Cyrihut ku do të ngjiten Edmond Zefi dhe Seid Xhemajli.
Po ashtu mysafire do të jenë Magbule Elezi, kryetare e shoqatës së mamive dhe Adelina Hasani, përfaqësues KDI, të cilat do të na njoftojnë për mungesën e Gjinekologut në QKMF në Gjakovë.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























