Gjermania përkrah Kurtit për taksën: Hap i rëndësishëm dhe inkurajues
BKT
Lajme

Gjermania përkrah Kurtit për taksën: Hap i rëndësishëm dhe inkurajues

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, e ka quajtur hap të guximshëm dhe të rëndësishëm, hapin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100 për qind nga lënda e parë e në mallrat serbe dhe atyre të Bosnja dhe Hercegovinës.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se kjo mund të qojë në një proces konstruktiv në heqjen e barrierave tregtare dhe lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Hap i rëndësishëm dhe i guximshëm nga kryeministri Albin Kurti vetëm pas dy javëve në detyrë. Tani duhet të çojë në një proces konstruktiv për heqjen e barrierave të tregtisë dhe lëvizjes së lirë midis Kosovës dhe Serbisë dhe të riangazhim në një dialog që çon në normalizim të plotë”, ka shkruar ai.

Image


MË SHUME NGA Lajme