Shuarja e Shehut, humbje e madhe për RTK-në
BKT
Lajme

Shuarja e Shehut, humbje e madhe për RTK-në

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut shumë vjeçar, xhiruesit Rexhep Shehu.

Rexhep Shehu dha një kontribut të madh në RTK. Humbja e tij, është humbje e madhe për Radio Televizionin e Kosovës. Ai do të kujtohet përherë si njeri i qetë, i punës dhe i fjalës.

Përkushtimi i tij në punë bënë që Rexhep Shehu të mbetet në kujtesën e familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Në emër të menaxhmentit të RTK-së dhe të të gjithë punonjësve, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Shehu për humbjen e më të dashurit të tyre.


MË SHUME NGA Lajme