Real Madrid – Barcelona, formacionet e mundshme
Real Madrid dhe Barcelona do të vihen sonte përballë njëra tjetrës, në atë që shihet si ndeshja më interesante në botën e futbollit.
Në kuadër të xhiros së 26-të të kampionatit elitar të futbollit spanjoll, ‘Los Blancos’ do të jenë nikoqirët e ‘Blaugrana’, për të kontestuar tri pikët.
Tri pikët e kësaj ndeshje mund të jenë vendimtare për titullin e kampionit, pasi për secilën skuadër, fitorja do të thoshte pozita e parë në La Liga.
Para kësaj ndeshje, edhe Zinedine Zidane, edhe Quique Setien, përballen me mungesa të shumta.
Lojtarë kryesorë si Luis Suarez e Ousmane Dembele apo Eden Hazard te Real Madrid nuk do të jenë të gatshëm.
Formacionet e mundshme:
Real Madrid: Thibaut Courtois, Dani Carvajal, Raphael Varane, Sergio Ramos, Ferland Mendy, Fede Valverde, Casemiro, Luka Modric, Toni Kroos, Karim Benzema, Vinicius JR.
Barcelona: Marc-Andre ter Stegen, Nelson Semedo, Gerard Pique, Clement Lenglet, Junior Firpo, Sergio Busquets, Frenkie de Jong, Arthur, Arturo Vida, Leo Messi, Antoine Griezmann























