Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Burim Gashi, artist, i cili do të na njoftojë për ekspozitën "Heshtje e rëndë".

Po ashtu mysafir do të jetë Artan Korenica, fotograf, i cili do të flasë për masterclass për fotografi.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet Sanije Krasniqi, menaxhere e FFK-së për futboll të femrave, e cila do të na njoftojë për projektin për zhvillimin e futbollit të femrave.

Po në një lidhje të drejtpërdrejtë por nga Ferizaj do të paraqitet Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i cili do të na informojë për motin ditëve në vijim.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme