VAR shpëton Unitedin, Wolves befason Tottenhamin e Mourinhos
Evertoni dhe Manchester United kanë ndarë pikët, duke luajtur baras 1-1, të dielën në kuadër të javës së 28-të të Premier Leagues.
Skuadra e Carlo Ancelttotit dhe “Djajtë e Kuq” zhvilluan një sfidë interesante, edhe pse nuk kishte fitues nga kjo ndeshje.
Lewin në minutën e tretë zhbllokoi ndeshjen, duke kaluar Evertonin epërsi prej 1-0, kurse, Fernandes në minutën e 31-të ia siguroi një pikë Unitedit.
Nikoqirët në finish të ndeshjes shënuan edhe golin e dytë, por që u anulua nga VAR.
Everton renditet e 11-ta me 37 pikë, derisa United ndodhet në vendin e pestë me 42 pikë.
Ndërkohë, Wolves ka befasuar Tottenhamin e Jose Mourinhos, duke fituar në udhëtim, me rezultat 2-3.
Doherty, Jota dhe Jiminez realizuan për Wolves, kurse, për ‘Spurs’ realizuan Bergëijn dhe Aurier.
Pas kësaj fitore, Wolves ngjitët në pozitën e tetë me 39 pikë të tubuara, derisa Tottenham është e gjashta me 40 pikë.























