Kontrollohen të gjithë udhëtarët e ardhur sonte nga Verona e Italisë
BKT
Lajme

Kontrollohen të gjithë udhëtarët e ardhur sonte nga Verona e Italisë

Ekipet mjekësore të Aeroportit bashkë me QKMF Obiliq, Inspektoratin Sanitar të Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës, të mbështetur nga ekipi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë kontrolluar të gjithë udhëtarët e ardhur sonte nga Verona e Italisë, sipas protokoleve të OBSH dhe ECDC dhe te asnjëri nga udhtarët nuk janë gjetur shenja klinike të sëmundjes.

Të gjithë udhtarët janë rekomanduar:

1.Të qëndrojnë në shtëpitë e veta;
2.Të evitojnë kontaktet e afërta me persona;
3.Të evitojnë pērshëndetjen me shtrëngimin e duarve;
4.Të mbajnë higjienën personale dhe larjen e duarve.
5.Në rast të shfaqjes së temperaturës, kollitjes apo vështërsive në frymemarrje duhet të paraqiten te mjeku i familjes me historikun e udhtimit.

 

Image may contain: one or more people, people standing and indoor


MË SHUME NGA Lajme