23:39 / 01.03.2020
Menaxhmenti i RTK-së reagon ndaj sulmit brutal ndaj kryeredaktorit të webit
Menaxhmenti i RTK-së ka reaguar ashpër ndaj sulmit brutal që u bë sonte ndaj kryeredaktorit të web-faqes së RTK-së, Altin Ahmeti.
Sulmi ndaj gazetarëve është sulm ndaj lirisë së Kosovës. Kërkojmë nga organet e rendit që të zbardhin sa më shpejt rrethanat e këtij rasti dhe personat përgjegjës të dalin para drejtësisë, thuhet në reagimin e menaxhmentit të RTK-së.























