11:30 / 02.03.2020
VIDEO: Nis seanca e jashtëzakonshme për tarifën 100 %
Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku do të ketë debat në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti për heqjen e tarifës 100%.
Seanca po mbahet me kërkesë të 41 deputetëve të opozitës.
Derisa përveç diskutimeve në fund të seancës pritet t’i dërgohet ekzekutivit edhe një rezolutë për këtë çështje nga deputetët e legjislaturës së shtatë.























