Haziri: I tmerrshëm sulmi tinëzar ndaj gazetarit Altin Ahmeti
BKT
Lajme

Haziri: I tmerrshëm sulmi tinëzar ndaj gazetarit Altin Ahmeti

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e ka dënuar sulmin që i është bërë kryeredaktorit të rtklive.com, Altin Ahmetit.

Haziri e ka quajtur sulm tinëzar, sulmin ndaj Ahmetit dhe ka kërkuar që sa më parë të zbardhet rasti dhe autoret të marrin dënimin e merituar.

“I tmerrshëm sulmi tinëzar ndaj gazetarit Altin Ahmeti. Kërkoj prej organeve të drejtësisë ta zbardhin sa më parë këtë rast dhe autorët të marrin dënimin meritor!”, ka shkruar Haziri në reagimin e tij.

Ndryshe, kryeredaktori i rtklive.com, Altin Ahmeti është sulmuar fizikisht dhe rrahur mbrëmjen e kaluar nga 5 persona në një lokal të Prishtinës.


MË SHUME NGA Lajme