Kurti - Limajt: I dëgjoj të gjithë miqtë, por i përgjigjem këtij populli
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kundërpërgjigjen e tij ndaj kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se ai do të bashkëpunojë me të gjithë, përfshirë aleatët ndërkombëtar, por në fund do t’i përgjigjet qytetarët.
Shefi i ekzekutivit edhe në seancën e jashtëzakonshme për taksën 100 për qind ndaj Serbisë ka kërkuar unitet për politikën e jashtme.
“Unë nuk shkoj me 10-12 burra te Mogherini. Unë e marrë detyrën që ma ka dhënë populli i Kosovës jo që me jep dikush tjetër. I dëgjoj të gjithë miqtë, e bashkëpunoj me ta. por unë i përgjigjem këtij populli”, tha ai.
Ai tregoi edhe për planin e tij për largimin e taksës.
“Nënkupton parime dhe strategji. Strategjia ndodhë me hapësirë dhe taktika në kohë. Kot ke parime dhe koncept pa parime dhe taktikë. Prandaj iu ra qeveria”, tha Kurti.
Derisa edhe iu bëri thirrje presidenti, Thaçi për harmonizim për politikën e jashtme.
“Unë jam për diskutime të afërta. Po pres të kthej presidenti, ai ka disa qëndrime unë kam disa ide. Tash unë si kryeministër, duhet të vij në takim presidenti të vijë të harmonizohemi për politikën e jashtme. i kam shkruar edhe liderit të opozitës dhe atij të AAK-së”, tha ai.























