Kurti takon ish-presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu
BKT
Lajme

Kurti takon ish-presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu

Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

Siç njofton Zyra e kryeministrit, Moisiu i uroi kryeministrit Kurti punë të mbarë në qeverisjen e vendit. Ai shprehu kënaqësinë për arritjen e marrëveshjes së koalicionit dhe ardhjen në pushtet të opozitës, si një vlerë e re në fushën e politikës shqiptare. Ai nënvizoi se sfidat do të jenë të shumta dhe se terreni i vështirë.

Kurti shprehu, nga ana e tij, mirënjohjen për z. Moisiu, për pjesëmarrjen e ish-presidentëve në tryezat ndërkombëtare si dhe për rolin e tyre në të ardhmen.


​

 


MË SHUME NGA Lajme