10:35 / 03.03.2020
MPJ nuk ka ende informacion zyrtar për tërheqjen e njohjes nga Sierra Leone
Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Këtë e ka deklaruar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq për agjencinë e lajmeve Tanjug, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në këtë shtet.
Zyrtarë të lartë të MPJ-së kanë deklaruar se ende nuk kanë pranuar informacion zyrtar, raporton Klan Kosova.























