Glauk Konjufca reagon pas njoftimit për çnjohjen nga Sierra Leone
BKT
Lajme

Glauk Konjufca reagon pas njoftimit për çnjohjen nga Sierra Leone

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Glauk Konjufca, ka thënë se ende nuk kanë asgjë konkrete rreth lajmeve se shteti i Sierra Leonës e ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, pretendon se Sierra Leone ka tërhequr njohjen për Kosovën, derisa ka paraqitur edhe një letër, e cila sipas tij, është nota e tërheqjes së njohjes.

Mirëpo, këto deklarata, ministri Konjufca i ka quajtur pretendime të homologut të tij serb, Ivica Daçiq.

“Sa i përket rastit konkretë ne nuk kemi asgjë të konfirmuar, këto janë pretendime të zotëri  Daçiq”, ka thënë Konjufca.

Daçiq: Sierra Leone e ka tërheqë njohjen e Kosovës

Kryediplomati kosovar ka ftuar të gjitha vendet që kanë ndikim që të lëvizin dhe të ndikojnë në mos çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Në të gjitha vendet që kane ndikim për të ndikuar në mos çnjohjen e Kosovës i ftojë të ndikojnë dhe të lëvizin në këtë aspekt”, theksoi Konjufca.

Këto deklarata, Konjufca i bëri gjatë një debati të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike. /Insajderi


MË SHUME NGA Lajme