11:54 / 03.03.2020
Priten shkarkime të reja në MPJ - E konfirmon ministri Konjufca
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Glauk Konjufca, ka thënë se gjatë ditës së sotme do të marrë vendim për shkarkime të reja
“Sot në ora 13:00 do ta marr një vendim që do të jetë për restaurimin e ligjit, sepse kanë ndodhur shkelje të tmerrshme”, ka thënë Konjufca.
Këtë ministri Konjufca e ka thënë kur ka folur rreth shkarkimit të 14 konsujve.
Konjufca është shprehur se nuk ka pas qare që t’i shkarkojë ata për shkak se ata janë bërë diplomatë pa konkurs.
“Më është detyruar me marr vendime të sanimit kirurgjik në MPJ janë bo diplomatë pa konkurs dhe pa hy fare në MPJ për këtë arsye skam pas qare pa i kthyer në Kosovë”, ka thënë Konjufca.























