​Sindikata e Sektorit Privat mirëpret deklaratën e Kurtit për pagën minimal
BKT
Lajme

​Sindikata e Sektorit Privat mirëpret deklaratën e Kurtit për pagën minimal

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mirëpret deklaratën e kryeministrit të Kosovës i cili thotë se nuk mund të ketë pagë në sektorin privatë nën 350 euro.

Përmes një komunikate për medie kjo sindikatë i bën me dije kryeministrit Kurti, se ka qenë kërkesë e kamotshme e tyre.

“Andaj kërkojmë që kjo page të realizohet sa më shpejt e cila ndikon në ndaljen e fuqisë punëtore për të mos ikur jashtë vendi. Shpresojmë në deklarimet gjatë fushatës elektorale dhe tani si kryeministër të jetësoni këtë rritje që qeveritë tjera që nga 2011 nuk bën asgjë për këta punëtorë”, thuhet në komunikatën për medie.


MË SHUME NGA Lajme