Ky është programi i nesëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirët e parë do të jenë Christian Brandstetter - pronar i “Teledoc Global” & Besmir Bubaj - përfaqësues për Kosovën të cilët do të flasin se çfarë është aplikacioni "Teledoc"?
Ndërsa për agjendën e Epopesë së UÇK-së, do të flas Haki Abazi - zv. Kryeministër.
Drejtpërdrejt nga Teatri “ODA”, do të jetë Florent Mehmeti – drejtor, i cili do të flas për
17-vjetori i themelimit të teatrit.
Po ashtu edhe Argenita Fetahu – piktore, do të jetë në lidhje të drejtpërdrejt, e cila do të na njoftoj për hapjen e ekspozitës “Përtej”.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























