Ky është super trajneri që do të zëvendësojë Zidanen te Real Madrid
BKT
Sport

Ky është super trajneri që do të zëvendësojë Zidanen te Real Madrid

Real Madrid po mban sytë nga Mauricio Pochettino, si zëvendësim potencial i Zinedine Zidane gjatë verës.

Ish trajneri argjentinas i Tottenham vlerësohet lartë nga hierarkia në ‘Santiago Bernabeu’, dhe pritet të rikthehet në stol pas përfundimit të këtij sezoni.

Sipas ‘The Independent’, Real po kërkon të shikojë synimet e Pochettinos në lidhje me punën e tij, dhe mundësinë e zëvendësimit të mundshëm të trajnerit francez, përcjell lajmi.net.

Real Madrid edhe pse fitoi 2:0 ‘El Clasicon’ kundër Barcelonës dhe janë lider në La Liga, tek ‘Los Blancos’ nuk është se nuk ka pasur tensione prapa skenave.

Madrilianët kanë humbur ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt, dhe mbyllja e sezonit pa trofe, mund të çojë në largimin e Zidanes.