Abazi: Kosova gjithmonë do të ketë aleancë strategjike me ShBA-në
BKT
Lajme

Abazi: Kosova gjithmonë do të ketë aleancë strategjike me ShBA-në

RTKlive

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Haki Abazi, tha se Serbia nuk është duke e ndalur fushatën ndaj Kosovës.

“Serbia në vend se të respektojë vendimin e GjND-së, për pavarësinë, ajo nuk është u ndalur së lobuari kundër Kosovës, pra ajo po e thellon problemin”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij qeveria do të marrë masa ndaj veprimeve të Serbisë. “Kryeministri i Kosovës, ka paraqitur në mënyrë graduale reciprocitetin dhe heqjen graduale të tarifave”, tha ai.

Abazi vlerësoi se Kosova ka aleancë strategjike me ShBA-në. “Aleanca gjithmonë do të ekzistojë me ShBA, ne kemi mërgatën atje që është ura lidhëse mes dy shteteve”, tha ai.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Haki Abazi, kritikoi mënyrën e dialogut që ka ndodhur në të kaluarën. Sipas tij duhet të ketë intensifikim dhe unifikim të skenës së politikës së jashtme.


MË SHUME NGA Lajme