12:20 / 04.03.2020
Rasti `Veteranët`, deklarohet Haradinaj
Ka filluar gjykimi i rastit të njohur si “Veteranët”, në të cilin pritet të dëshmojnë tre persona.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është paraqitur në rolin e dëshmitarët sot në rastin e veteranëve.
Ai ka bërë të ditur se u është përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes, prokurorisë dhe trupit gjykues.
“Respekti dhe vlerësimi nga të gjithë ne për gjyqësorin, e forcon sistemin tonë të drejtësisë”, shkruan Haradinaj në Facebook, duke mos dhënë më shumë detaje.
Dëshmia e Haradinajt, sipas vendimit të gjykatës, nuk mund të publikohet deri në përfundimin e intervistimit të dëshmitarëve të ftuar.
Dhënia e dëshmive pritet të përfundojë sot.























