Komandanti i KFOR-it: Kosova është në rrugën e duhur drejt NATO-s
BKT
Lajme

Komandanti i KFOR-it: Kosova është në rrugën e duhur drejt NATO-s

Komandanti i KFOR-it, Michel Risi ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të gazetarisë në UP. 

Risi ka folur për të kaluarën, të tashmen dhe sfidat që e presin Kosovën në të ardhmen, shkruan Indeksonline. I pyetur për rrugën e Kosovës drejt futjes në NATO, komandanti ka dhënë një përgjigje shpresdhënëse.

“Mendoj që Kosova është në rrugën e duhur drejt NATO-s. Institucionet e juaja janë demokratike. Jam i bindur që Kosova është në rrugë të drejt. Normalizimi i raporteve mes Prishtinës e Beogradit është shumë i rëndësishëm dhe po ashtu njohja reciproke e dy shteteve, sepse shumë shtete që janë në NATO ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet” ka thënë Risi.


MË SHUME NGA Lajme