Presidenti Thaçi mban konferencë për media
BKT
Lajme

Presidenti Thaçi mban konferencë për media

Pas refuzimit të kërkesës për raportim sot në Kuvend, presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thirrur një konferencë për media në ora 16.00.

Thaçi ishte për vizitë në SHBA, ku është takuar me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas kthimit, kreu i vendit ka bërë kërkesë të raportojë në një seancë të veçantë lidhur me vizitën në SHBA.

Por, kjo është refuzuar nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.

Ajo tha se kërkesa e presidentit do të shqyrtohet vetëm pas datës 9 marsit, me arsyetimin se deri në atë kohë Kuvendi është i angazhuar.


MË SHUME NGA Lajme