15:38 / 04.03.2020
Gjiganti anglez rikthen interesimin për Rakitiqin
Manchester United sërish është kthyer kah mesfushori i Barclonës, Ivan Rakitiq.
Sipas mediave angleze, “Djajtë e Kuq” kanë rikthyer interesimin për kroatin, i cili nuk po kalon periudhë të mire tek katalonasit.
Reprezentuesi kroat nuk po gjen hapësirë të madhe tek skuadra e Setien, dhe duket se lojtari në fund të këtij sezoni, do të largohet nga “Camp Nou”.
Rakitiqi edhe në tregun e janarit, kërkohej nga United, dhe sic raportohet, skuadra angleze, sërish ka rikthyer interesimin për Rakitiqin, të cilin gjatë kësaj verë synon ta sjellë në “Old Trafford”.
Ndryshe, Barcelona kërkon 29 milionë euro për Rakitiq, i cili kërkohet edhe nga Atletico Madrid.























