Dy talentët kosovar shënojnë super gola në Champions për të rinj
BKT
Sport

Dy talentët kosovar shënojnë super gola në Champions për të rinj

Dy talentët nga Kosova, Bernard Karrica dhe Leon Dajaku, kanë shënuar gola të bukur në sfidën e Ligës së Kampionëve për të rinj.

Bayern Munich është duke u përballur me Dinamon e Zagrebit në Ligën e Kampionëve për të rinj, dhe dy talentët nga Kosova, kanë shënuar për skuadrat e tyre.

Karrica, i lindur në Gjakovë, shënoi në minutën e 29’ për Dinamon e Zagrebit, për të çuar epërsinë e skuadrës së tij në 0-2.

Nuk vonoi shumë, dhe Bayerni u rikthye në lojë, me Leon Dajakun që shënoi për 1:2 (36’).