Këshilltari i Osmanit: Presidenti s’kërkoi, por urdhëroi për seancën
BKT
Lajme

Këshilltari i Osmanit: Presidenti s’kërkoi, por urdhëroi për seancën

Këshilltari i Vjosa Osmanit, Faton Peci, ka thënë se kryetarja e Kuvendit nuk ka refuzuar që të mbahet seanca të cilën e kërkoi presidenti Hashim Thaçi për të raportuar për vizitën e tij në SHBA.

Por, Peci përmes një reagimi në Facebook ka thënë se presidenti nuk ka kërkuar, por ka urdhëruar mbajtjen e kësaj seance që, sipas tij, është një veprim që bie ndesh me Kushtetutën.

Këshilltari i kryeparlamentares ka deklaruar se datën e mbajtjes së seancës e cakton vetëm Kuvendi dhe asnjë institucion tjetër nuk mund ta imponojë.

Ai ka shtuar po ashtu se presidenti Hashim Thaçi nuk ka kërkuar raportim apo seancë të jashtëzakonshme, por vetëm adresim.

Postimi i plotë i Faton Pecit në Facebook:

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nuk e ka refuzuar mbajtjen e seancës së kërkuar nga presidenti i vendit, por datën e cakton Kuvendi dhe nuk e imponon asnjë institucion tjetër

Presidenti nuk ka kërkuar, por ka urdhëruar konvokimin e një seance të Kuvendit të Kosovës sot për sot, veprim i cili nuk mund të bëhet as në bazë të Kushtetutës, por as në bazë të praktikave të mëhershme të presidentëve të mëparshëm

Presidenti nuk ka kërkuar raportim e as seancë të jashtëzakonshme, por vetëm adresim, ndaj të cilit deputetët nuk mund të bëjnë pyetje apo komente pas fjalimit të tij.


MË SHUME NGA Lajme