Konjufca takon ambasadorin e Shqipërisë, flasin për mbledhejn e dy qeverive
Përgatitja e duhur e Mbledhjes së Përbashkët të të dy Qeverive, angazhimi për një analizë të detajuar të hapësirave të bashkëpunimit dhe konkretizimi i veprimeve të akorduara, ishin objekte te bashkëbisedimit miqësor që kishim së bashku me Ambasadorin Minxhozi, ka njoftuar ministri i Jashtëm Glauk Konjufca.
Kryediplomati kosovar ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar sot.
"Gjatë ditës së sotme zhvillova një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Qemal Minxhozi.
Në këtë takim kemi biseduar në lidhje me Mbledhjen e Përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.
Përgatitja e duhur e Mbledhjes së Përbashkët të të dy Qeverive, angazhimi për një analizë të detajuar të hapësirave të bashkëpunimit dhe konkretizimi i veprimeve të akorduara, ishin objekte te bashkëbisedimit miqësor që kishim së bashku me Ambasadorin Minxhozi", ka shkruar Konjufca.























