21:29 / 04.03.2020
Behramaj: Autorizimet për marrëveshje ministrat i marrin nga presidenti
Zëdhënësi i presidencës Adil Behramaj, ka reaguar ndaj deklaratave të nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci.
Behramaj tha se intepretimet kushtetuese nga ana e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje janë të paqarta.
Ai i përkujtoi se presidenti në bazë të Kushtetutës neni 84, pika 10, është udhëheqës i politikës së jashtme të vendit.
Behramaj me këtë rast shtoi se veprimi i djeshëm i ministrit të Jashtëm Glauk Konjufca, ishte i kujdesshëm, duke “propozuar” shkarkimin e diplomatëve pasi sipas tij këtë mund ta bëjë vetëm presidenti.
Ndër të tjera ai tha se presidenti në cilindo delegacion apo ekip negociues është udhëheqës.
Reagimi i plotë:























