06:00 / 05.03.2020
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Learta Hollaj nga Instituti INDEP. Ajo do të flasë për Ditën Botërore për Efiçiencë të Energjisë.
Për “World Press Photo Exhibition 2020”, të ftuar janë Samira Dabato - kuratore dhe Gresa Smolica - menaxhere e projektit.
Ndërsa, Valon Ibraj - atashe për kulturë në ambasadën franceze do të flasë për "Javët e Frankofonisë".
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























