Koronavirusi: Disa këshilla si të qëndroni larg rrezikut nëse po udhëtoni
BKT
Lifestyle

Koronavirusi: Disa këshilla si të qëndroni larg rrezikut nëse po udhëtoni

Pasi që nuk shfaqet asnjë shenjë që koronavirusi është duke u ngadalësuar, duhet të kemi parasysh disa nga këshillat që të na mbajnë të sigurt gjatë udhëtimeve.

Shpejtësia e transmetimit të virusit COVID-19, bëhet përmes afërsisë me një person tjetër përmes një përshëndetje apo thjesht qëndrimi në të njëjtin ambient dhe thjesht një teshtitje e lehtë mund të transmetojë virusin tek ju, raporton “7news”.

Ekspertët e shëndetit tregojnë që duhet të praktikohet më shumë larja e duarve në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e këtij virusi.

Këshilla vlen sidomos për ata që bëjnë udhëtime për arsye pune apo arsye personale.

Dezinfektimi i duarve

Sanizatori i duarve është një shtesë e dobishme për udhëtime në vend dhe për t’u përdorur kur nuk ka lehtësira të tjera përreth, sqaruan akademikët.

Maskat për fytyrë

Edhe pse thuhet që maskat nuk ju mbrojnë sigurt nga bartja e virusit, të paktën përdorini që të parandalojnë sadopak përhapjen e COVID-19.

Çfarë duhet të bëjmë?

Këshillat e ekspertëve na thonë që të jemi të informuar gjatë tërë kohës duke kontrolluar sistemin imunitar , qëndroni të hidratuar dhe përdorni vitamin C.