16:34 / 05.03.2020
Kjo është tabela e Superligës pas dy ndeshjeve të zhvilluara sot
Tabela e IPKO Superliga e Kosovës në futboll, vjen me ndryshime pas dy takimeve të zhvilluara sot.
Drenica me fitoren kundër Flamurtarit (3-1), ka bërë një hap të madh në garën për t’i ikur zonës së rrezikshme, pasi që tani ngjitën në vendin e shtatë me 27 pikë, derisa Flamurtari ka dy pikë më pak dhe ndodhet në vendin e nëntë.
Ndërkaq, në krye të tabelës vazhdon të qëndrojë Ballkani me 44 pikë, tri më shumë së Gjilani e Prishtina.























