Ish-presidenti i UEFA-s, Platini humb apelin në gjykatë
BKT
Sport

Ish-presidenti i UEFA-s, Platini humb apelin në gjykatë

Ish-presidenti i Uefa, Michel Platini ka humbur apeli në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për suspendimin e tij nga futbolli.

Platini u suspendua për tetë vjet fillimisht nga FIFA për marrjen e një pagese prej 1.4 milion funte nga presidenti i rrëzuar Sepp Blatter në vitin 2011.

Vendimi i vitit 2015 pa që legjenda franceze të largohej nga çdo aktivitet në futboll dhe la rrugën e hapur për numrin dy në UEFA, Gianni Infantino, për të pasuar Blatter pasi kriza e korrupsionit në FIFA detyroi zviceranin të hiqte dorë disa muaj më vonë, përcjell lajmi.net.

Platini, suspendimi i të cilit u reduktua për katër vjet nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport, kishte kërkuar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut që vendimi të shpallet i pavlefshëm, edhe pse pezullimi përfundoi në fillim të këtij viti.

Por me një gjykim aty për aty, KEDNJ vendosi që kërkesa e Platini ishte “i papranueshëm”, duke shtuar: “Vendimi është përfundimtar”.