08:57 / 06.03.2020
Diskutohet për metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së
Komisionit për Integrime Evropiane, në bashkëpunim me GIZ-in gjerman, do të organizojë tryezë pune.
Të pranishëm në tryezë do të jenë: Blerim Reka, ministër i Ministrisë së Integrimeve Evropiane dhe Gjeraqina Tuhina, eksperte e GIZ-it.
Me këtë rast do të zhvillohet bashkëbisedim mbi Metodologjinë e re të Zgjerimit, të prezantuar nga Komisioni Evropian.
Tryeza mbahet në ora 10:30, në sallën N-10, të Kuvendit.























