Ndihma polake për Kosovën në vitin 1999

Ndihma polake për Kosovën në vitin 1999

Shkruan: Haxhi Dulla ,Varshavë

Gjatë luftës në Kosovë më 1999, ushtarët polak morën pjesë në misionin humanitar në teritorinë e Shqiperisë në kuadër të Forcave Shumëkombëshe të NATO-së (AFOR - Albania Force). Kontingjenti përbehej nga 140 ushtarë të Brigadës së 21 të Shenjëtarve të Podhalës nga qyteti Rzeszëw si dhe personeli komandues në komandën e misionit.

Detyra e tyre kryesore ishte mbrojtja e objekteve ushtarake , siguria e konvojeve me ndihmë humanitare si dhe ajo e bazës kryesore të NATO-së në Shqipëri .

Ushtarët polake e kryen këtë detyrë me shumë sukses, për qka më vonë u dekoruan me medale nga Shtabi Qëndror i NATO-së, qeveria dhe qytetarët shqiptar.

Në atë kohë refugjatët kosovar, kishin nevojë për ndihma të shumta dhe të menjëhershme. Më 25 prill të vitti 1999 , në portin e Durrësit zbarkoi Misioni Medicinal Polak, në përbërje të së cilës ishin 14 shpëtimtar medicinal professional nga grupi i Njësitit Kombëtar të Shpëtimtarëve nga Nowy Sącz, 5 mjek, të cilët më vonë sollën me vete mjek të tjerë për angazhim në Shqipëri. Njësiti ponjashtu kishte me vete edhe mjete profesionale teknike ,si gjeneratorë ,aparaturë për verifikimin e ujit, ambulanca,si dhe muane me ndihmë në paisje medicinale

Misioni humanitar në fillim u stacionua në Laq ,e më pastaj në Ndroq ku krijoi spitalin e parë fushor me 100 shtretër. Në këtë spital fushor vepronte sala e intervenimit - operimit,, ambulanca interniste, kirurgjike, pediatrike , gjinekologjike, sala e të sëmurëve, laboratoria dhe farmacja. Gjatë 5 muajve të veprimtarisë së spitalit, u ofrua ndihmë medicinal për mbi 20.000 pacientëve të cilët kryesisht ishin refugjatë nga Kosova. Ekipi mobil i mjekëve të këtij spitali ofronin ndihmë medicinale edhe në kampe të tjera të refugjatëve, në Mamurras, Shënkoll dhe Lezhë. Numrin më të madh të pacjentëve ( mbi 60 %) të mjekëve polak e përbënin fëmijët. Pas transferimit të spitalit në fshatin Ndoq, spitali fushor polak përkujdesej për mbi 14 mijë persona, ndërsa gjerë më 16 qershor, edhe mbi 5 mijë refugjatëve të tjerë.

Angazhimi i athershëm i Misionit Medicinal Polak u vlerësua lartë nga institucionet dhe përfaqësuesit vendor të cilët disa herë vizitonin spitali e organizatës humanitare.

Kampi i refugjateve Kosovare në Ndoq , ndër të rrallë në atë kohë në Shqipëri, ofronte ndihmën e përhershme njëzetekatërorëshe.

Polaket në atë kohë shumë refugjatëve të sëmur nga Kosova ia shpëtuan jetën , ndërsa të tjerëve ia rikthyen shëndetin.

Në të njëjten kohë kur mjekët dhe ushtarët polak ofronin ndihmë refugjatëve kosovar ne Shqipëri , qeveria polake mori vendim për strehimin e përkohshëm të refugjatëve nga Kosova në Poloni.

Më 19 prill me aeroplan të qeverise polake arritën 400 refugjatët e parë.

Gjithsejt shteti polak ofroi strehim të përkohshëm 1049 refugjatëve , kryesisht shqiptar nga Kosova.

Pas përfundimit të luftës në Kosove, refugjatët e fundit kosovare u kthyen nga Polonia në atdhe më 13 gusht të vitit 1999, porse jo me numër te njejte , sepse 300 refugjatë shfrytëzuan mundësin e kalimit të kufirit dhe u vendosën në Gjermani, me shpresë se atje do të fitojnë qëndrim të përhershëm.

Organizatat qeveritare dhe joqeveritare polake pas përfundimit të luftës kan ofruar ndihma të përhershme për qytetarët kosovar, ndër to vlenë të përmenden : Caritas, Polska Akcja Humanitarna ( PAH) dhe WOŚP (Wielka Orkestra Swiatecznej Pomocy)