Këtu ndahen rrugët tona me Bechtel Enka, të mirëseardhur për projekte tjera
BKT
Lajme

Këtu ndahen rrugët tona me Bechtel Enka, të mirëseardhur për projekte tjera

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur të paprecedentë vendimin e Qeverisë së kaluar për zgjatje të ofertës dhe punës për konsorciumin Bechtel Enka.

“Pa tender, pa konkurrencë, pa ofertë – thjesht me një vendim. Konsorciumi ndërsa, i kishte kërkuar Kosovës plot 49.6 milionë euro shtesë për tri punë shtesë”, ka shkruar ai në rrjetin social 'Facebook'.

Postimi i plotë:

50 milionë.

Në maj të vitit të shkuar, Qeveria e kaluar, kishte marrë vendim - të paprecedentë - t’i zgjasë afat dhe t’i shtojë punë në mënyrë arbitrare konsorciumit Bechtel Enka. Pa tender, pa konkurrencë, pa ofertë - thjeshtë me një vendim. Konsorciumi ndërsa, i kishte kërkuar Kosovës plot 49.6 milionë euro shtesë për tri punë shtesë.

Koha kur Kosova jep miliona pa bazë - 49.6 milionë euro më saktësisht - është e shkuar. Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka ngritur këtë çështje urgjente në Qeveri. Qeveria ndërsa, sot, me të gjitha votat për e asnjë kundër, anuloj vendimin për këtë angazhim. Nga koha e vendimit të shkuar e deri më sot mund të jenë shkaktuar dëme financiare të cilat do t’i trajtojmë si shtet me ligj e dinjitet.

Bechtel-Enken, ndërsa, e falenderojmë për punët e bëra deri më tani. Rrugëtimi ynë me dy autostradat e deritanishme përfundon sot. Për çdo angazhim tjetër në të ardhmen janë të mirëseardhur të konkurojnë - barabartë me secilën palë tjetër.


MË SHUME NGA Lajme