17:06 / 06.03.2020
Pas Eriksenit, Interi synon një tjetër yll
Klubi italian, Inter është duke u përgatitur për tregun e verës.
Internistët pasi në afatin e janarit, blen Eriksenin, tani synojnë një tjetër yll. Sipas mediave italiane, “Nerazurët” gjatë kësaj verë, duan ta sjellin në ‘San Siro’ argjentinasin e Udineses, Rodrigo De Paul.
Skautët e Interit prej kohësh janë duke e monitoruar argjentinasin, i cili po bën një sezon të madh me Udinesen.
25 vjeçari, i cili i është bashkuar Udineses në vitin 2016, këtë edicion ka zhvilluar 23 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola e ka bërë tri asistime.
Mësohet se krerët e Interit janë duke përgatitur ofertën argjentinasin.























