Liverpool në telashe, Alisson Becker mungon kundër Atleticos?
BKT
Sport

Liverpool në telashe, Alisson Becker mungon kundër Atleticos?

Liverpool ka marrë një lajm aspak të mirë para ndeshjes kthyese në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madrid.

Është portieri brazilian, Alisson Becker, që ka pësuar një lëndim, dhe do të mungojë në fundjavë kundër Bournemouth.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.

Alisson nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e së shtunës kundër Bournemouth.

Mediet në Angli kanë hapur dyshimet nëse Alisson do të kthehet për sfidën ndaj Atletico Madrid, që luhet në mesjavën e ardhshme.

Kujtojmë se Liverpool e ka humbur 1:0 ndeshjen e parë në ‘Wanda Metropolitano’, dhe në ‘Anfield Road’ do të kërkojë përmbysjen.