21:50 / 06.03.2020
Ymeri: S`guxonim t’ju afroheshim deputetëve, si të ishin me koronavirus
Visar Ymeri nga Partia Social Demokrate ka thënë se në Vetëvendosje çdoherë është personalizuar politika, gjë të cilën e sheh gabim të madh
Madje ai duke folur në "T7" kujton kohën kur s aishte në këtë parti, nuk guxonin t’ju afroheshin deputetëve të partive tjera, thuajse ata ishin të infektuar me koronavirus.
‘’Albin Kurti s’komunikon me mua sepse unë nuk kam asnjë inat personal me askënd. Në VV për një kohë të gjatë e kemi personalizuar politikën. Gati i konsideronim ata si me koronavirus. Që nuk guxonim t’ju afroheshim, se lëre më t’ju flasim’’.























