Superliga vjen sot me duelin Ferizaj-Trepça ‘89
BKT
Sport

Superliga vjen sot me duelin Ferizaj-Trepça ‘89

IPKO Superliga e Kosovës në futboll, kthehet sot me sfidën mes Ferizajt dhe Trepçës ’89.

Ferizajasit dhe mitrovicasit përballen në kuadër të javës së 22-të. Kjo ndeshje është e mjaft e rëndësishme për të dy skuadrat në garën për t’i ikur zonës së rrezikshme.

Aktualisht Ferizaj ndodhet në vendin e 10-të me 22 pikë, derisa Trepça ka katër pikë më shumë dhe renditet e teta.

Kjo sfidë nis në orën 14:00.