Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Albert Lila, gjinekolog i cili do të flasë më gjerësisht për ndikimin e obezitetit në shëndetin riprodhues.
Ndërsa në një lidhje direkte via skype nga Gjermania do të jetë dr. Halil Krasniqi, specialist i kirurgjisë së përgjithshme i cili na njofton më detajisht për rrezikun nga coronavirusi.
Po ashtu mysafire do të jetë Elife Luzha-politologe, autore e cila do të flasë për Botimin 'Mbi dhunimet sekuale serbe në Kosovë'.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























