09:49 / 08.03.2020
Pacolli: Gjatë mandatit tim e kemi dyshifuar numrin e grave ambasadore
Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Përmes një postimi në Twitter, Pacolli tha se gjatë mandatit të tij si ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka dyfishuar numrin e grave si ambasadore që e përfaqësojnë Kosovën jashtë shtetit.
“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Grave! Jam krenar që gjatë mandatit tim si ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës kemi dyfishuar numrin e grave Ambasadore që përfaqësojnë Kosovën jashtë vendit. Ato kanë bërë një punë të shkëlqyeshme në mbrojtjen e interesave kombëtare të Kosovës. Faleminderit për shërbimin tuaj për vendin”, ka shkruar Pacolli.























