Messi, “bomberi” i të gjitha kohërave, por sfida me CR7 vazhdon
Lionel Messi, “bomberi” rekordmen.
Falë golit që shënoi në fitoren minimale të Barcelonës ndaj Real Sociedadit në La Liga, “ylli” argjentinas arriti kuotën e 438 golave në kampionat me fanellën e Barcelonës (ka luajtur vetëm në Spanjë), duke parakaluar si golashënuesin më të mirë rivalin e përjetshëm, Cristiano Ronaldon, duke u shndërruar në “bomberin” më të mirë të historisë në 5 kampionatet më të forta në Europë (Serie A, Premier League, La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1).
Një rekord që “Pleshti” e ka arritur në 474 ndeshje në Spanjë (La Liga). CR7, nga ana tjetër, ka shënuar 437 gola në 540 ndeshje të luajtura mes Premier League-s, La Ligas dhe Serisë A.
Por Messi mund ta mbajë rekordin për pak më shumë se 24 orë, sigurisht nëse Ronaldo do të realizojë në takimin e mbrëmjes Juventus-Inter, që do të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të Coronavirusit.























