Hoti i përgjigjet Haradinajt: S’ka nevojë për konferencë të liderëve
Avdullah Hoti e ka refuzuar ofertën e Ramush Haradinajt për një konferencë të liderëve për t’u koordinuar në dialogun Kosovë-Serbi.
Zëvendëskryeministri i Parë ka thënë se institucionet që kanë dalë nga zgjedhjet e fundit bartin legjitimitetin për të marrë përgjegjësitë bazuar në ligje e kushtetutë edhe sa përket dialogut me Serbinë.
“Kosova ka institucione legjitime te dalura nga zgjedhjet demokratike te 6 tetorit, te cilat bartin pergjegjesite kushtetuese, perfshire edhe dialogun me vendin fqinj Serbine. Nuk ka nevoje per asnje konference per kete qellim, te brendeshme as te jashtme”, ka reaguar Hoti, në Fb.
“Duhet vetem ushtrim i pergjegjesive kushtetuese nga secili. Kryeministri duhet te marre persiper dialogun ashtu sic e definon edhe aktgjykimi i Gjykates Kushtetuese. Presidentin duhet te qendroje brenda kompetencave te veta kushtetuese", ka shtuar ai.























