PDK: Qeveria Kurti nga ‘territoret’ në ‘koridore’- Dorëheqje e Rekës
Anetari i Kryesise se Partise Demokratike, Migjen Kelmendi, ne konfrencen per media ne seline e partise, komentoi propozimin e ministrit ne Qeverine Kurti, zotit Blerim Reka, per me i dhane fund dialogut mes Prishtines dhe Beogradit.
Kelmendi e vleresoi kete propozim si nji incident politik, nji propozim tragjik, qe zhvarros ide e çashtje qe ka nji shekull qe kane vdeke e jane varrose.
Kjo asht fjala e shkrueme prej tij:
NGA “TERRITORET” NE “KORRIDORE”
Prishtine, e diel, 8 mars ’20
Partia Demokratike, gjithe kete kohe, eshte munduar te jete parimore dhe fair ne raport me partite fituese ne zgjedhjet e 6 tetorit. Kjo u pa ne momentin e pranimit te rezultateve te zgjedhjeve, vetem dy ore me vone nga mbyllja e vendvotimeve, duke pranuar verdiktin dhe duke dale ne opozite. Me kete veprim, Partia Demokratike percaktoi nje standard te ri ne kulturen dhe pervojen elektorale ne Kosove.
PD kishte vendosur qe te jete e permbajtur ne reagime e komente, duke ia lene gjithe hapesiren dhe kohen partive fituese, te cilat i konsumuan me nje mungese te madhe pergjegjesie tere ata muaj, per te rahatuar njerez e interesa partikulare ne qeverine e re.
Me nje fjale, mundoheshim te mos jemi partybreakers, dhe t’i leme partite fituese qe ta gezojne fitoren e tyre dhe ta dizajnojne programin e tyre qeverises, te papenguar.
Mirepo, çka po ndodhe?
Qeveria Kurti, vetem ne 30 dite, arriti te marre aso vendime e te beje aso veprime sa me patjeter kerkojne qendrimin dhe komentin tone si dhe vemendjen e qytetareve te Kosoves.
Ministri i Qeverise Kurti, zoti Blerim Reka, gjen guximin per te hapur teza te moçme, propozime anakronike e ataviste si – “Dalja ne Durres per Serbine” – qe na kthejne prapa ne kohe e hapesire.
Sikur zoti Reka te kishte reaguar ne cilesine e qytetarit dhe profesionistit, rihapja e kesaj teze kishte me qene ne domenin e pergjegjesive te tij publike. Pokeshtu, po qe se ministri Reka, ta kishte futur kete propozim atavist brenda kornizave te lirive te levizjes se njerezve dhe mallerave, qe garantojne konventat pozitive nderkombetare, njesoj do kishte qene nje pergjegjesi e tij.
Por incidenti politik, tragjika e rihapjes se kesaj teze fantazme eshte se zoti Reka sot flet si minister i Qeverise Kurti, politikan qe ka marr pergjegjesi publike para qytetareve dhe eshte betuar ne llogaridhenie.
“Dalja ne Durres” nga ministri Reka u rihap si mundesi dhe propozim i ri ne dialogun Prishtine-Beograd. Si ‘pazar’ i ri Qeverise Kurti per t’i dhene fund dialogut me Beogradin. Si kapercim nga tema e “territoreve” ne temen e “korridoreve”. “Na atyre korridorin per ne Durres, e Serbia neve njohjen” (sic!).
Duhet te rikujtojme se teza e daljes se Serbise ne Durres, eshte e mbyllur me perfundimin e Luftes se Pare Boterore. Vete ekzistenca dhe themelimi i Shqiperise si shtet, ishte nje mur qe pengonte hegjemonizmin dhe ekspandimin e Serbise, duke fituar nje korridor per te dale ne Detin Adriatik. Nuk ishin vetem rilindasit dhe patriotet shqiptare qe deshten themelimin e Shqiperise, por ishte fakti se patriotizmi i tyre u perputh me interesat e Fuqive te Medha te asaj kohe per ta penguar daljen e Serbise ne det. Gjatesia e bregdetit shqiptar prej 450 km, nuk perputhej as me fuqine politike, as ushtarake e ekonomike te asaj Qeverie ne Vlore, qe shpalli Pavaresine e Shqiperise. Po ishin interesat gjeostrategjike te Italise dhe Austro-Hungarise, qe kishin edhe pelqimin e Presidentit Wilson, qe me Shqiperine i ndertuan mur ambicieve ekspanduese te Serbise per te dale ne det.
Te mos e kuptosh dhe ta rihapesh kete ide-fantazme sot, mendojme se eshte nje aksident i rende, tragjik, i nje ministri dhe perfaqesuesi qeveritar.
Me shume se kaq, ideja e daljes ne Durres ka edhe aspektin tjeter, qe lidhet me mbamendjen tone kolektive. Hapja e kesaj teze lendon emocionet e gjithe atyre familjeve shqiptare qe ishin viktima te hegjemonizmit serbomadh, qe po i shkruante kufijte e tij me ushtri e me gjak. Motoja e asaj ushtrie – dalja ne Durres – beri qe Serbia t’i deboje fshatra te tere me shqiptare, duke i vrare e plaçkitur, duke e pastruar etnikisht territorin.
Mendojme se rihapja kesaj teze deshmon mungesen e empatise dhe sensit per te debuarit dhe viktimat, qe sot Kosova i njeh si ‘muhaxheret’.
Besojme se demi politik dhe dhembja qe rihapja e kesaj teze shkakton te njerezit e debuar me dhune, rihapja e tezes serbomadhe qe kishte si moto – “izlazak na Drac” – eshte e mjaftueshme qe ministri Reka te reflektoje, ta sqaroje arsyen e rihapjes se kesaj teze tragjike, dhe ta ofroje doreheqjen tij.























