Genoa mposhtë Milanin midis “San Siros”
Genoa ka bërë befasinë duke e mposhtur në udhëtim me rezultat 1 – 2, e vlefshme për xhiron e 26-të në Seria A.
Mysafirët ishin më të mirë në pjesën e parë, ndërsa vendasit filluan të këndellën në 45-minutëshin e dytë.
Pas një gabimi në mbrojtje nga Hernandez në minutën e shtatë, Sanabria e vodhi topin dhe asistoi te Pandev që zhbllokoi rezultatin në minutën e shtatë, ndërsa në minutën e 41-të Cassata u gjend mjaftë mirë para portierit dhe lehtësisht dyfishoi rezultatin.
Në pjesën e dytë ishin mysafirët që ngushtuan rezultatin në minutën e 77-të nga Ibrahimovic, i cili shënoi nga afërsia, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja, transmeton arbreshi.
Pas kësaj humbje, “Rosonerët” mbesin në pozitën e shtatë me 36 pikë, ndërsa Genoa ngritët në pozitën e 16-të me 25 pikë.























