AAC: Anulimi i fluturimeve nga Italia, i përkohshëm
BKT
Lajme

AAC: Anulimi i fluturimeve nga Italia, i përkohshëm

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, njoftoi sot se ka pranuar rekomandim emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë për anulimin e të gjitha fluturimeve që vijnë nga zonat epidemike të Italisë së Veriut – si reflekcion i karantinës së vendosur nga qeveria italiane në betejën kundër Coronavirusi.

“Sot, në ora 12:40 kemi pranuar rekomandim emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë për anulimin e të gjitha fluturimeve që vijnë nga zonat epidemike të Italisë së Veriut – si reflekcion i karantinës së vendosur nga qeveria italiane në betejën kundër Coronavirusit. Si rrjedhojë, kam kërkuar anulimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve që vijnë nga kjo zonë epidemike e cilësuar si zonë me risk të lartë. Fluturimet janë ndërprerë”, ka shkruar Abdixhiku.

Lidhur me këtë çështje janë deklaruar edhe nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës që thotë se ndalesa e këtyre fluturimeve është e përkohshme dhe vlen deri në vendimin e radhës.

Gjithashtu u tha se AAC është në konsultim të vazhdueshëm më IKSHP-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë për monitorimin e situatës në rajonet e krizës.


MË SHUME NGA Lajme